Nesër dita e Fiter Bajramit, KMSH ka një njoftim të rëndësishëm për besimtarët

Shqipëria

Nesër dita e Fiter Bajramit, KMSH ka një njoftim të rëndësishëm për besimtarët

Më: 1 maj 2022 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se programi i plotë i Fitër Bajramit, i cili do të falet nesër më 02 maj 2022, në sheshin “Skënderbej”, Tiranë, do të jetë si më poshtë.

Ora:

05:50 – Hapja

05:55 – Lexim Kurani nga Besmir Krruta

06:00 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:10 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

06:20 – Falja e Namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu

06:25 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste, do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 12:00 në selinë e institucionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat