Berisha kërkon strehë për gardën në Kuvend: Të mos rrinë në shi te dera!

Shqipëria

Berisha kërkon strehë për gardën në Kuvend: Të mos rrinë në shi te dera!

Më: 9 maj 2022 Në ora: 20:11
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një ndërhyrje nga ulësja e tij në Kuvend duke kërkuar një strehë për punonjësit e gardës që qëndrojnë në shi deri në përfundim të seancës plenare.

Berisha deklaroi se drejtuesja e parlamentit nuk ka detyrë vetëm mikrofonin por tërësinë e shërbimeve që duhen gjatë seancës.

“Ka një grup të gardës që rrinë në shi te dera dhe nuk u bëhet një strehë që të rrinë. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin por tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale. Gazetarët kanë një strehë aty dhe është shumë mirë, por edhe rojeve te dera u bëhet një strehë. Kjo ishte në rrafshin human”,deklaroi Berisha.

Pas kërkesës së Berishës, u përgjigj drejtuesja e seancës Ermonela Felaj. “Faleminderit zoti Berisha. Ju kujtoj që në legjislaturën që sapo mbyllëm u kemi dhënë një ligj të ri gardës së republikës. Dhe besoj që shumëçka nga statusi i tyre është përmirësuar me këtë ligj të ri”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat