Gara për kreun e PD, Berisha në Lezhë: Të rikthejmë vendin te vota e lirë

Shqipëria

Gara për kreun e PD, Berisha në Lezhë: Të rikthejmë vendin te vota e lirë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:08
Gara për kreun e PD, Berisha në Lezhë: Të rikthejmë vendin te vota e lirë

Kandidati për kryetar PD-je, Sali Berisha gjatë takimit me simpatizantë të Lezhës theksoi se në krye të partisë dhe me zgjedhjet që pritet të mbahen më 22 maj do të rikthejeë votën e lirë në vend.

 “Presione, kërcënime, nga më të shumtat u bënë ndaj jush. Jeni kërcënuar. Kërkohej që të mos ndiqej kjo lëvizje, por të gjitha përpjekjet dështuan. Dështoi censura që u vendos ndaj veprimtarisë sonë. Dështoi fushata e pa imagjinueshme për të dekurajuar përpjekjen tonë.

Dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizje. Në të gjitha këto kushte ne arritëm në një betejë epike ndaj autokracisë e cila kërkonte të mos kishte opozitë Shqipëria. Kërkoi të hiqej prej hundësh opozita. Përdorën procese gjyqësore, por cili ishte rezultati? Ishte dështimi. Ne, arritëm në të drejtën tonë, sot, të jemi një opozitë e vërtetë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.”

“Beteja jonë është për votën, sepse atë e kanë përzënë, por është liria. Ligji nuk bëhet pa votën e lirë. Tragjike ishte se rrugën e qeverisë në pushtet ndoqi ish-kryetari ynë, votën e përjashtoi. Po shkelmonim mbi interesin më jetik të këtij kombi ndër më të lashtit, që e ka nevojë jetike lirinë, votën e lirë. E gjithë përpjekja e shqiptarëve ka qenë përpjekje për liri. Ata që deklarojnë nëpër ekrane se shqiptarët nuk kanë luftuar. Shqiptarët vetëm luftëra kanë. Të gjitha luftërat janë bërë për më shumë të drejta, liri. Edhe kur kanë qenë në pushtim shekullor. Pra, ne arritëm që partinë tonë ta ndërtojmë mbi interesin e lirë të anëtarëve të saj. Tani, vazhdimi i misionit tonë është jetik për Shqipërinë”, tha Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat