Beqiri plas deklaratën e fortë për Berishën dhe ka një paralajmërim

Shqipëria

Beqiri plas deklaratën e fortë për Berishën dhe ka një paralajmërim

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:02
Idajet Beqiri

Avokat Idajet Beqiri teksa po komentonte protestën që ka paralajmëruar Sali Berisha në 7 korrik u shpreh se është protestë e një njeriu që ka dalë jashtë loje edhe ndërkombëtarisht dhe në sy të shqiptarëve

“Kjo është një protestë e njerëzve që kanë dalë jashtë loje edhe ndërkombëtarisht dhe në sy të shqiptarëve, duan të thonë jemi gjallë, por janë të vdekur politikisht, nuk ngjallë shpresë.

Do jetë turpi i saj, nuk shkon njeri pas kalit të ngordhur, është një 6 mars i dytë.

Do jetë e dështuar se të rrëzosh qeverinë, qeveria duhet të paktën 5% e popullsisë së vendit të jenë në shesh”, tha Beqiri, teksa tha se pikërisht për faktin se është thirrur nga Berisha, nuk do të marrë pjesë në protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat