VOA: Akuza për korrupsion, arrestohet gjyqtarja e Elbasani dhe një avokat

Shqipëria

VOA: Akuza për korrupsion, arrestohet gjyqtarja e Elbasani dhe një avokat

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 17:33
Gjykata e Elbasanit

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, njoftoi sot arrestimimin e gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka, avokatit Ilir Pashaj dhe tre personave të tjerë.

Gjyqtarja Vyshka akuzohet për korrupsion. Ajo dyshohet të ketë kërkuar 400 mijë lekë (afro 4 mijë dollarë) për uljen e dënimit ndaj Xhulio Musaj, i pandehur për një rast plagosjeje.

SPAK ka realizuar disa përgjime nga të cilat rezulton se të përfshirë janë dhe avokati Pashaj, vetë Musaj si dhe dy të afërm të tij, njëri nga të cilët u la në arrest shtëpie, për “moskallzim krimi”. Sipas përgjimeve avokati i ka ofruar 200 mijë lekë gjyqtares, por kjo e fundit kishte kërkuar dyfishimin e shumës.

Për shkak të moshës, gjyqtarja Vyshka është lënë në arrest shtëpie. Mësohet se ajo kishte bërë kërkesë për dalje të parakohshme në pension. Ndërkohë avokati Pashaj rezulton të ketë qenë më parë gjykatës po në Elbasan, por ishte dorëhequr përpara se ti nënshtrohej procesit të Vettingut./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat