A është Shqipëria e rrezikuar nga Irani? Flet eksperti i sigurisë

Shqipëria

A është Shqipëria e rrezikuar nga Irani? Flet eksperti i sigurisë

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 22:34
Adrian Shtuni

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ka folur në një lidhje direkt nga Uashingtoni në emisionin “Open” në News24 për kërcënimet e pak ditëve më parë ndaj samitit të opozitës iraniane në Shqipëri, ose siç njihen ndryshe të muxhahedinëve, të cilët jetojnë në Manzë.

Pyetjes nëse është Shqipëria në shënjestër të Iranit, Shtuni iu përgjigj se ka prova. Sipas tij, regjimi i Teheranit përbën një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë dhe ka rrezik pasi është një regjim që sponsorizon organizatat terroriste.

“Ka prova këtu, nuk është thjesht çështje opinioni. MEK, nuk është një opozitë pasive, por ka një histori aktive të përplasjes me një sistem të Teheranit, i cili njihet që është mjaft kundër disa interesave të SHBA-ve, të aletaëve të NATO-s, ka shënjestruar Izralein disa vende.  Irani nuk është një shtet me kapacitete minimale dhe ndërkohë që në Shqipëri i është dhënë strehë kësaj opozite aktive ka rrezik. Nuk ka pezullim të aktiviteteve fizike. Fakti që u pezullua ky aktivitet fizik tregon se ka pasur një rrezik aktiv në erren. nuk ka qenë vetëm çështja e rrezikut kibernetik. ka pasur një rrezik të mëparshëm në Paris, ku mbaheshin samitet e MEK-ut, para se të transferoheshin në Manzë. Ka pasur implikim të një personi me imunitet diplomatik, iranian i cili shërbente në Vjenë. Është arrestuar në Belgjikë dhe është dënuar me 20 vite burg për shkak se do sulmonte. Regjimi i Teheranit përbën një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë. Sigurisht që ka rrezik është një regjim që sponsorizon organizatat terroriste.

Këta individë që dërgohen si agjentë, janë të ndërthurur dhe punojnë kryesisht për hesap të kësaj garde. I kanë fondet, i kanë qëllimet dhe janë jashtëzakonisht të rrezikshëm”, deklaroi Shtuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat