Biden mesazh për shqiptarët: Në krah me ju, kundër korrupsionit dhe për hyrjen në BE

Shqipëria

Biden mesazh për shqiptarët: Në krah me ju, kundër korrupsionit dhe për hyrjen në BE

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 15:16
Joe Biden

President i SHBA-ve Joe Biden përmes një video mesazh përcolli urime për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

Joe Biden: Mbarë popullit shqiptar i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona. Kur SHBA mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë kur populli Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë.

Presidenti  Biden bën këtë vlerësim për marrëdhëniet mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat