Rama kërkon angazhim më të madh të kryebashkiakëve për zjarret

Shqipëria

Rama kërkon angazhim më të madh të kryebashkiakëve për zjarret

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 16:24
Edi Rama

Lavdërimet kryeministri Edi Rama i pati për kryebashkiakun e Fierit dhe të Beratit ndërsa kritikat për atë të Durrësit.

Kjo për menaxhimin e vatrave të zjarrit në këtë sezon veror.

I ashpër me drejtuesit e pushtetit vendor të cilët këtë të hënë u mblodhën në kryeministri u tregua dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Madje ai sugjeroi edhe që pushimet të mos i marrin në muajin gusht.

Në zonën e përfshirë nga flakët helikopteri sipas kryeministrit është i fundit që duhet të ndërhyjë.

Prandaj apeli ishte për të rekrutuar vullnetarë në çdo fshat.

Kryeministri kërkoi angazhim më të madh të bashkive ndërsa tha se kohë dhe më sfiduese na presin.

Nga 22 vatra zjarri që u evidentuan në vend 24 orët e fundit aktualisht vetëm një në Finiq dhë një në Shkodër janë aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat