Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve!

Shqipëria

Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve!

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Një grua dhe një burrë, të lindur në Iran, me shtetësi gjermane, pasi kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, u është ndaluar hyrja në Shqipëri.

Sipas TCH, Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool u është refuzuar hyrja dhe kërkuar kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani.

Ata kanë refuzuar ta bëjnë këtë dhe janë mbajtur 72 orë në aeroport e më pas janë deportuar në Gjermani.

Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri.

Rreth kësaj shoqate janë bashkuar ata të cilët kanë dezertuar MEK.

Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania.

Dy javë më parë me urdhër të prokurorëve të SPAK zyrat e ASILA u kontrolluan prej oficerëve të BKH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat