Zjarr i madh në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, kërkohet ndërhyrja me helikopterë

Shqipëria

Zjarr i madh në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, kërkohet ndërhyrja me helikopterë

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:00
Flakët po favorizohen edhe nga era.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në afërsi të “Piramidës 17” në Kolonjë.

Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa.

Flakët po favorizohen edhe nga era.

Deri tani zjarri është në territorin grek dhe po ndërhyhet me helikopterë, ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në territorin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat