Aleatët e PD-së kërkojnë të shkojnë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët

Shqipëria

Aleatët e PD-së kërkojnë të shkojnë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:43
Selia e PD

Aleatët e Partisë Demokratike i kërkoi lidershipit të PD që kandidati për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm të shkoj përtej propozimeve partiake. Dashamir Shehi mbështet krahas primareve edhe organizimin e një sondazhi për të gjetur emra të gjithë pranuar për çdo bashki.

Mediu dhe Shehi janë kategorikë kur bëhet fjalë për vendimin që opozita duhet të ketë për të dalë me një kandidat.

Për Dukën nëse opozita do të dështojë njësoj si në 6 mars do të duhet që lidershipi i saj të rishikojë pozicionet në politikën aktive.

Asnjë prej aleatëve të PD nuk e shohin si shqetësim bashkëpunimin me Berishën në këto zgjedhje.

Partia Demokratike ende nuk ka zhvilluar një takim me aleatët për të konkretizuar mënyrën se si do të hyj në zgjedhjet e ardhshme vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat