Një pjesë e opozitës në Shqipëri, me kandidatë të përbashkët në zgjedhje

Shqipëria

Një pjesë e opozitës në Shqipëri, me kandidatë të përbashkët në zgjedhje

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 00:27
Liderët opozitarë në Shqipëri

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhje vendore të 2023-shit.

Ky vendim u mor gjatë një takimi që kryetari i PD-së,  Sali Berish, pati me krerët e partive aleate në opozitë.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike bën të ditur se në këtë takim kanë qenë të pranishëm kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, kryetari i Partisë Agrare – Ambientaliste, Agron Duka, dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu.

Selia blu thotë se në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidatë të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat