Agravon keq situata, qytetarët e Divjakës përplasen me Policinë

Shqipëria

Agravon keq situata, qytetarët e Divjakës përplasen me Policinë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 12:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e Divjakës janë përplasur sërish me Policinë. Ata kanë thyer xhamat e kabinës së vendosur në hyrje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta.

Policia është bërë gardh në mbrojtje të traut dhe po tenton të zmbrapsë qytetarët e Divjakët, të cilët re cilësojnë vjedhje dhe grabitje nga Ministria dhe qeveria shqiptare.

Sipas tyre, vendosja e tarifës është korruoptive dhe dëmton jo vetëm banorët, por edhe bizneset në zonë.

Ata theksojnë se do protestojnë deri në arritjen e qëllimit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat