Grupi kriminal në Korçë, shkon në 27 numri i të arrestuarve

Shqipëria

Grupi kriminal në Korçë, shkon në 27 numri i të arrestuarve

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Ka shkuar në 27 numri i të arrestuarve në Korçë në kuadër të operacionit antidrogë “Knock Down 2”.

Ndërkohë në kërkim janë 8 persona.

Policia njofton se sot është arrestuar Gentan Koçoli, 39 vjeç banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpuni

Kjo është faza e dytë operacionit të koduar Knock Doën, operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në këtë qytet.

Më herët, në fazën e parë të këtij operacioni të realizuar në muajin Prill të këtij viti në pranga përfunduan 25 persona.
Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Në një konferencë për shtyp, kreu u policisë së Korçës tha se gjatë të dyja fazave të operacionit janë sekuestruar “700 gramë kokainë e ndarë në doza; 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza; 100 gramë heroinë e ndarë në doza; një sasi metadoni dhe prekusori; 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator; 38 automjete; 30 aparate celular; 5 peshore elektronike; 1 radio policie; një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund; dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm”.

Njoftimi i policisë

Korçë/Vijon operacioni antidrogë i koduar “Knock down 2”.

Vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.

Shkon në 27 numri i të ndaluarve dhe në 8 numri i të shpallurve në kërkim.

Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Gentian Koçoli, 39 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat