SPAK shtyn me 6 muaj hetimet për “Plumbin e Artë”, pjesë e dosjes e dashura e Nuredin Dumanit

Shqipëria

SPAK shtyn me 6 muaj hetimet për “Plumbin e Artë”, pjesë e dosjes e dashura e Nuredin Dumanit

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:33
SPAK

Janë shtyrë me 6 muaj hetimet për dosjen me 33 persona të akuzuar nga dëshmitë e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha dhe Klevis Alla.

Vendimi i SPAK për të marrë më shumë kohë për hetimet është marrë në muajin nëntor, ndërsa afati përfundimtar është 11 Maji i vitit 2023.

Brenda këtyre 6 muajve SPAK, argumenton se do kryejë një sërë veprimesh hetimore ndaj 33 personave të përfshirë në një seri krimesh, kryesisht vrasje në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe qytete të tjera të vendit.

Burimet konfirmuan për “Ora News” se tashmë listës së gjatë të personave të proceduar i është shtuar dhe emri i vajzës nga Kosova, e cila po hetohet për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Hetimet ndaj saj po zhvillohen në gjendje të lirë, ndërsa është konfirmuar se që prej fillimit të muajit Prill, vajza që shoqëronte Nuredin Dumanin në Fier, është larguar nga Shqipëria.

Në këtë hetim, SPAK rezulton të ketë bashkuar 20 dosje penale që flasin për krime të ndryshme në Shqipëri të cilat më parë kanë qenë pa autor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat