“Kjo është betejë për jetë a vdekje”- Berisha paralajmëron Ramën

Shqipëria

“Kjo është betejë për jetë a vdekje”- Berisha paralajmëron Ramën

Më: 21 janar 2023 Në ora: 13:15
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, ka paralajmëruar se nëse KQZ nuk e regjistron PD e drejtuar prej tij në zgjedhjet lokale të 14 majit, “shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë”.

“Do i përgjigjen Edi Ramës me të cilat format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë. Opozita është përgatitur për t’u përballur me këtë regjim.
Kjo është një betejë për jetë a vdekje, për pluralizmin, për votën, për të gjitha”
, u shpreh ish kryeministri.

Nëse KQZ nuk regjistron PD e Berishës në zgjedhjet e 14 majit?

Sali Berisha: Rama dhe vetëm Rama e askush tjetër fshihet pas kësaj. Ulsiun e urdhëron Rama.

Sa i përket përodrimit të Ali Bashës e përdor vetëm Rama, Ali Basha është subjekt i keqshfrytëzuar vetëm nga Rama, sepse ju e dini që Ali Basha nuk ishte palë në gjykimin e cështjes së dokumenteve të 11 dhjetorit. E kurrë në historinë e gjyqësisë nuk ka ndodhur që ai që nuk ishte palë të bëhet palë pas vendimit të gjykatës. Ai është mjeti i radhës i përdorur në këtë mes. Opozita do përgatitet të përballet me revolucion me këtë regjim.

Kjo është beteje për jetë a vdekje për PD për pluralizmin, për votën. Kam bindjen se shqiptarët nuk do pranojnë kurrë këtë gjë, shqiptarët do i përgjigjen Edi Ramës me të gjitha format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, për të mbrojtur votën e demokracinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat