Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 53-vjeçari në Ballsh

Shqipëria

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 53-vjeçari në Ballsh

Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Një 53-vjeçar në Ballsh ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, ka bërë të ditur policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat