Kandidati socialist për Vlorën, Ermal Dredha prezantohet para strukturave të PS

Shqipëria

Kandidati socialist për Vlorën, Ermal Dredha prezantohet para strukturave të PS

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Është prezantuar këtë të martë kandidati socialist për bashkinë e Vlorës para strukturave të PS Vlorë, Ermal Dredha.

Kandidati Dredha shoqërohej nga koordinatori politik i qarkut Blendi Klosi, kreu i PS së Vlorë Admir Malaj. Takimi është çelur nga koordinatori Klosi i cili vlerësoi figurën e Dredhës.

Sipas Klosi,  garën socialistët nuk e kanë me kundërshtarët politikë pasi nuk flitet më për PD,rivalen historike të Ps.

Klosi ka vlerësuar kontributin e PS në mbarë vendin, ndërsa është ndalur dhe në investimet e qeverisë në Vlorë.

Kandidati Dredha është shprehur falenderues për strukturat socialiste që votuan emrin e tij, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e tij për të qenë 24 në 7 pranë qytetarëve.

“Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat”,-tha Dredha. Më pas takimi ka vijuar me dyer të mbyllura me porosi për fushatën që starton më 11 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat