Marash Logu dorëhiqet si këshilltar ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së

Shqipëria

Marash Logu dorëhiqet si këshilltar ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së

Më: 31 mars 2023 Në ora: 20:07
Marash Logu

Marash Logu, këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.

Njoftimin e ka dhënë vetë Logu në një postim në facebook.

"Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi".

Logu thotë se do të vazhdojë të mbetet anëtar i PD-së dhe të kontribuojë si profesionist i ligjit në "familjen politike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat