Shpenzimet për investime në Shqipëri, rritje prej 8.6% gjatë 4-mujorit

Shqipëria

Shpenzimet për investime në Shqipëri, rritje prej 8.6% gjatë 4-mujorit

Më: 20 maj 2023 Në ora: 10:22
Banka e Shqipërisë

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën katërmujore të vitit 2023 në Shqipëri arritën në rreth 172.6 miliardë lekë, me një realizim në masën 88.1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë ka rezultuar 2% më i lartë ose rreth 3.4 miliardë lekë më shumë.

Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Fincancave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskal paraprak, në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 4-mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 24.7% të planit vjetor.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 92% dhe 80.5% të planit të periudhës.

Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 28.3% dhe 14.2% të tij.

Shpenzimet korente për periudhën 4-mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 154.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ky zë ka rezultuar 6.8% më i lartë ose rreth 9.8 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 4-mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 17.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 8.6% më i lartë ose rreth 1.4 miliardë lekë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat