Merr fund çmenduria? Vijon ngjitja e euros, me sa u këmbye sot me lekun

Shqipëria

Merr fund çmenduria? Vijon ngjitja e euros, me sa u këmbye sot me lekun

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Euro vijon rikuperimin ndaj Lekut edhe gjatë ditës së sotme duke fituar sërish pikë.

Banka e Shqipërisë bën me dije se gjatë ditës së sotme një euro është këmbyer mesatarisht me 107.87 lekë duke fituar 0.49 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

Kjo është dita e katërt rresht që Euro fiton  pikë ndaj Lekut pas rënies së djeshme të dy javëve të kaluara ku zbriti në kufijtë e 105 lekëve.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ajo që po ndodh këto ditë është një trend rritës i euros ndaj lekut apo një korrektim i momentit nisur nga rënia e ndjeshme e javës së shkuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat