Çështja “McGonigal”, Bardhi kërkesë në SPAK: Na informoni mbi ecurinë e hetimit për Edi Ramën

Shqipëria

Çështja “McGonigal”, Bardhi kërkesë në SPAK: Na informoni mbi ecurinë e hetimit për Edi Ramën

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 13:37
Gazment Bardhi

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka kërkuar informacion prej Prokurorisë së Posaçme për hetimet për çështjen “McGonigal”, tetë muaj pasi kallëzoi penalisht Edi Ramën lidhur me aferën.

Bardhi në janar të këtij viti kallëzoi penalisht Edi Ramën lidhur me aferën McGonigal, duke paraqitur të dhëna për kryerjen e 4 veprave penale: 1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë; 2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë; 3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; 4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Pas pranimit të fajësisë nga Charles F. McGonigal, sot Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK ku e informon zyrtarisht mbi zhvillimet në drejtësinë amerikane mbi këtë çështje dhe duke kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përveç pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit”, shkruan Bardhi në letrën drejtuar SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat