“Hamasi u përdor nga Rusia”! Shala: Prapa sulmit ka pasur strategë shtetërorë

Shqipëria

“Hamasi u përdor nga Rusia”! Shala: Prapa sulmit ka pasur strategë shtetërorë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 13:18
Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala

Është dita e tretë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Deri më tani janë regjistruar më shumë se 1100 të vdekur dhe më shumë se 4000 të plagosur. Konflikti u përhap përtej kufijve të Izraelit – Hezbollahu libanez hodhi raketa në Izrael në shenjë solidariteti me popullin palestinez.

Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Hamasi u përdor për të keqen e vet dhe përdori taktika të dënueshme nga e gjithë bota.

Sipas tij, kapacitet që tregoi Hamasi në këtë operacion lë shumë për të dyshuar se janë kapacitetet e tyre.

“Në sulm mori pjesë edhe xhihadi islamik palestinez. Kapacitetet që treguan në këtë operacion lënë shumë për të dy shuar se janë kapacitete e tyre. Aty ka pasur një konsulencë, ka strategë shtetërorë mes tyre. Ata luajtën shumë gabim dhe pasojat do t’i vuajnë civilët, në porta e ferrit do përfundojnë më shumë palestinezë dhe civilë. Janë të përfshira fuqitë e mëdha, indirekt Kina, direkt Rusia përmes Iranit, SHBA si aleati kryesore i Izraelit janë të përfshirë direkt”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat