Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikë, prokuroria kërkon ekspertim të dytë

Shqipëria

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikë, prokuroria kërkon ekspertim të dytë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 10:55
Brian Spahiu

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën në fillim të muajit tetor pas një ndërhyrje kirurgjikale në 14 dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Report Tv mëson se organi i akuzës ka administruar pak kohë më parë autopsinë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike edhe me insistimin e medias.

Mbetet e paqartë pse akuza ka kërkuar riekspertim, por burimet thonë se rezultatet e reja pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë, prokuroria vijon hetimet për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat