Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kabashit: U largua një prej yjeve të artit

Shqipëria

Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e Kabashit: U largua një prej yjeve të artit

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 09:47
Mirush Kabashi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta në moshën 75-vjeçare të aktorit të madh, Mirush Kabashi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha, shpreh ngushëllime për miqtë dhe familjarët e Kabashit, si dhe vlerëson maksimalisht kontributin e aktorit në jetën artistike dhe kulturore të vendit.

“I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit.

Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh.

U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat