Basha uron Tusk: Model frymëzimi për triumfin e vlerave të Europës

Shqipëria

Basha uron Tusk: Model frymëzimi për triumfin e vlerave të Europës

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:00
Donald Tusk dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi dje mesazh urimi Donald Tusk, për zgjedhjen si kryeministër i Polonisë.

“Urimet me të mira mikut tim dhe të PD Donald Tusk për zgjedhjen si kryeministër i Polonisë.

Tusk është model frymëzimi për triumfin e vlerave të demokracisë dhe Europës”, shkroi Basha në rrjetet sociale. 

Sipas tij, me të kryeministër, Polonia do të jetë një mbrojtëse e vlerave europiane e një zë i fortë në familjen politike EPP. Parlamenti i Polonisë zgjodhi këtë të hënë ish-liderin e opozitës Donald Tusk si kryeministrin e ardhshëm të vendit. Një total prej 248, nga 449 ligjvënës të pranishëm, votuan në favor të Tusk, i cili është kreu i partisë së qendrës Platforma Qytetare (PO).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat