Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, reagon menjëherë Policia

Shqipëria

Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, reagon menjëherë Policia

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 09:09
Zjarri ka rënë në bodrumin e Urgjencës.

Një zjarr është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në urgjencën e re në QSUT.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse.

Të sëmurët janë transportuar me ambulanca pranë spitalit të Sanatoriumit në Sauk.

Pacientët janë evakuuar për shkak të rrrezikshmërisë së tymit.

Sipas zjarrfikëses së Tiranës situata është nën kontroll, por po punohet ende.

“Më datë 11.02.2024, rreth orës 05:30, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, ka rënë zjarr në katin -1, te urgjenca e re.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e stafit mjekësor dhe pacientëve. 

Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarri ka rënë në bodrumin e Urgjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat