Basha vizitë në selinë e KMSH-së, uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Shqipëria

Basha vizitë në selinë e KMSH-së, uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 12:25
Basha ishte sot për vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Me rastin e Kurban Bajramit, Lulzim Basha, ishte sot për vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Basha ka uruar festën besimtarëve myslimanë me sa më shumë mbarësi, fat e begati për të gjithë familjet shqiptare.

“Do t’i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë shqiptarëve, gëzuar festën e Kurban Bajramit. Zoti ju ruajt, ju dhe familjet tuaja!

Ju begatoftë shpirtrat, mendjet, shtëpitë dhe shtroftë rrugën përpara me mbarësi, me fat e me begati për të gjithë shqiptarët!” – u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat