Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë në vend 35-vjeçari

Shqipëria

Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë në vend 35-vjeçari

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës.

Ku shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat