Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, eleminohet rreziku për banesat

Shqipëria

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, eleminohet rreziku për banesat

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Janë vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, duke u eleminuar kështu rreziku për banesat. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili ka ndarë disa pamje nga vendngjarja.

Ai ka theksuar se mbetet nën monitorim të vazhdueshëm dhe në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura.

“Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës. Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga #ForcateArmatosura.

Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, ka shkruar Vëngu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat