Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka nisur në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur këtë të mërkurë nga Rumania, për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit,
“Nis në Malin e Thatë, në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur sot, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.
Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile.
Mirënjohje partnerëve tanë evropianë për mbështetjen në këto momente të vështira, që ndikohen nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gjithë rajonin!”