Pogradec, babai i Egli Progës kërkon drejtësi: Duam të vërtetën!

Shqipëria

Pogradec, babai i Egli Progës kërkon drejtësi: Duam të vërtetën!

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 00:00
Motra e Egli Proga

Qytetarët e Pogradecit kanë dalë masivisht për të bërë homazhe për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga pak ditë më parë.

Në homazhet të cilat po zhvillohen në vendin e ngjarjes, kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.

Në një prononcim të shkurtër, babai i 42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, u shpreh babai i Egli Progës.

Sipas hetimeve, Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat