Shehaj: PS e mbrojti për herë të tretë Xhaçkën, ka kryer një vepër penale që duhet hetuar nga SPAK

Shqipëria

Shehaj: PS e mbrojti për herë të tretë Xhaçkën, ka kryer një vepër penale që duhet hetuar nga SPAK

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 23:19
Shehaj: PS e mbrojti për herë të tretë Xhaçkën, ka kryer një vepër penale që duhet hetuar nga SPAK

Përmes një interviste në Ora News, deputeti i “Mundësia” Agron Shehaj tha se mazhoranca është duke e mbrojtur për herë të tretë Xhaçkës dhe mandatin e saj.

Shehaj: Mazhoranca është hera e tretë që voton kundër kërkesës për të shpallur të pavlefshëm të mandatit të Xhaçkës. Unë e kam denoncuar para 2 vitesh skandalin e Xhaçkës me një investitor fiktiv dhe që 2 vendime u morën nga Rama. Mazhoranca e mori në mbrojtje Xhaçkën.

Xhaçka përdori një të afërme të huaj si investitore, edhe pse e dinin se ajo nuk ishte investuesja. Prandaj duhet të hetojë SPAK-u dhe drejtësia sepse është kryer një vepër penale nga Xhaçka dhe Rama.

E dinin se pas subjektit që u shpall investitor strategjik ishte vetë Xhaçka. Prandaj nuk e lëshon Xhaçkën Rama. Kemi një drejtësi që na bën të dyshojmë se ka një vijë të kuqe që nuk shkon dot më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat