Shiste drogë në plazh e lokale nate në Durrës, arrestohet i shumëkërkuari

Shqipëria

Shiste drogë në plazh e lokale nate në Durrës, arrestohet i shumëkërkuari

Më: 8 janar 2025 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Policia në Durrës ka arrestuar një shtetas, që ishte shpallur në kërkim.

25-vjeçari Aleksi Kaçani, dyshohet se shiste kokainë e kanabis në zonën e plazhit e lokale nate.

“Shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, kapet dhe vihet në pranga i kërkuari prej muajit shtator 2023.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, kanë kapur në qytetin e Durrësit dhe kanë arrestuar shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat