Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali takim me shqiptarët në Selanik

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali takim me shqiptarët në Selanik

Më: 26 janar 2025 Në ora: 14:44
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit dhe drejtuese politike e Partisë Socialiste e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga deputetë dhe kryetarë bashkish, zhvilloi sot një takim me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik.

Në fjalën e saj, kryeparlamentarja u shpreh se mandati i 4 i PS dhe kryeministrit Rama do të jetë për të ngritur flamurin kuq e zi në zemër të Evropës.

Elisa Spiropali u shpreh se socialistët i kthyem diasporës ‘një borxh të vonuar që politika ka pasur ndaj jush dhe kjo është vetëm një nga krenaritë e shumta që duam të ndajmë me njëri-tjetrin, motra e vëllezër, në këtë takim të përbashkët mes nesh’.

Ajo i bëri thirrje që të regjistrohen dhe më 11 maj të dëshmojnë vullnetin e tyre sesi duhet të qeveriset Shqipëria në katër vitet e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat