Aksident në Berat, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Shqipëria

Aksident në Berat, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Më: 25 mars 2025 Në ora: 20:42
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Beratit”.

Bëhet e ditur se mjeti tip BMW, duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ndërkohë vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikëse.

Siç raportohet kanë qenë efektivët zjarrfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit te automjetit, Adnand Çala. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat