Pse gruaja e Roan Brahimit ishte target i atentatit?! Basha: Atentatorët u ngatërruan

Shqipëria

Pse gruaja e Roan Brahimit ishte target i atentatit?! Basha: Atentatorët u ngatërruan

Më: 20 prill 2025 Në ora: 00:17
Faik Basha

Ish-drejtuesi i policisë së burgjeve Faik Basha tha se autorët e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë kanë ngatërruar shënjestrën.

Basha tha se grupe kriminale në Shqipëri deri tani nuk kanë pasur target sulmi fëmijët, sidomos pa pasur asnjë paralajmërim ndaj objektivit kryesor.

Sipas tij, target i atentatit me shumë mundësi ka qenë gruaja e Roan Brahimit, të cilën autorët nuk e kanë ndjekur por e kanë pritur në pritë, duke ditur vetëm llojin e makinës dhe targën.

“Nuk kemi parë deri tani asnjë rast që grupet kriminale të kenë pasur shënjestër fëmijët pa pasur një paralajmërim ndaj objektivit kryesor, kjo pistë bie komplet. Mesa është edhe hetuar as shoferi nuk ka pasur asnjë ngjarje që ta lidhë me një sulm të tillë. E vetmja mundësi është që të dyja ngjarjet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, autorët kanë ngatërruar në momentin final, ata s’e kanë pasur nën vëzhgim bashkëshorten, ata kanë ruajtur vendin, kanë pasur informacion për mjetin dhe targën dhe mund të jetë ngatërruar objektivi”, tha ai në Euronews Albania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat