E diela është një ditë e rëndësishme për besimtarët e krishterë.
Ortodoksët dhe katolikët festojnë Pashkën, festë që simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.
Në katedralen katolike dhe atë ortodokse në Tiranë, gjatë meshave u shpërndanë mesazhe se dashuria triumfon mbi urrejtjen dhe shpresa mbi dëshpërimin.
Besimtarët ndezën qirinj, u lutën për një të ardhme më të mirë dhe uruan për paqe e mbarësi.
Pas vizitës në kishë, festa vijon me drekën familjare, ku nuk mungon veza — simbol i jetës — e lyer me të kuqe në kujtim të sakrificës së Krishtit në kryq.
Në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët e krishterë, nuk munguan as urimet e politikanëve.