Moti në Shqipëri, i paqëndrueshëm, me vranësira e kthjellime

Shqipëria

Moti në Shqipëri, i paqëndrueshëm, me vranësira e kthjellime

Më: 5 maj 2025 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Në Shqipëri sot moti parashikohet i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash e kthjellime.

Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit dhe deri mesatar përgjatë Ultësirës Perëndimore shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12m/s e shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 8 deri 22 °C, në zonat e ulëta 7 deri 27 °C, dhe në  bregdet 10 deri 26 °C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat