Fushata e PS në Tiranë/ Manastirliu: 11 Maji ditë historike, bashkë për misionin Shqipëria në BE

Shqipëria

Fushata e PS në Tiranë/ Manastirliu: 11 Maji ditë historike, bashkë për misionin Shqipëria në BE

Më: 9 maj 2025 Në ora: 19:55
Ogerta Manastirliu

Drejtuesja e PS në qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu:

Kemi qenë së bashku për një fushatë të jashtëzakonshme me njerëzit për njerëzit në çdo cep të Tiranës, kemi qenë në çdo rrugë, çdo mëhallë në çdo lagje të Tiranës për të prezantuar planin tonë ambicioz për Shqipërinë anëtare të BE. Kemi ndarë punët e mira të bëra në 12 vite. Kemi trokitur në çdo derë dhe kritika, do vijojnë të na bashkohen dhe më shumë qytetarët për punët që do bëjmë në 4-vjeçarin e ardhshëm drejt Shqipërisë europiane. Tirana ka folur në këtë fushatë përmes zërave votues për herë të parë. Tiranë ka folur në këtë fushatë përmes fuqisë së grave dhe vajzave që i kanë dhënë zemrën kësaj fushate. Tirana ka folur me qytetarinë dhe zgjuarsinë me besimin për të ardhmen e Shqipërisë europiane me Edi Ramën dhe PS. Me skuadrën e kandidatëve të Tiranës kemi qenë në çdo cep dhe çdo derë për të thënë se 11 maji nuk është thjesht një ditë e zgjedhjeve të radhës po një ditë historike, bashkë me çdo qytetarë që beson te vizioni te kjo punë. Çdo punë e mirë bëhet në skuadër ndaj do doja që sot të ishim bashkë gjithë skuadra e Tiranës, e cila ka bërë një punë të jashtëzkonshme nga njësia 1-13.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat