Plas sherri në Himarë, efektivët e policisë bashkiake përplasen me njëri-tjetrin

Shqipëria

Plas sherri në Himarë, efektivët e policisë bashkiake përplasen me njëri-tjetrin

Më: 10 maj 2025 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Disa efektivë të Policisë Bashkiake në Himarë janë përfshirë në një konflikt mes njëri-tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin J. A., 23 vjeç.

Si dhe për shtetasit M. B., 49 vjeç dhe V. L., 49 vjeç, ndërsa nuk dihen shkaqet e sherrit.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat