​Vorë, PS kryeson me 82 vota më shumë se demokratët

Shqipëria

​Vorë, PS kryeson me 82 vota më shumë se demokratët

Më: 11 maj 2025 Në ora: 20:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kutia e parë e numëruar në Vorë flet për një fitore të Partisë Socialiste në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Në qendrën e votimit numër njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e tetë kanë marrë pjesë njëqind e shtatëdhjetë e nëntë zgjedhës, nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë njëqind e njëzet e katër vota, ndërsa koalicioni i djathtë dyzet e dy vota.

Në radhët e socialistëve më i votuari në këtë qendër votimi është Blendi Gonxhja me shtatëdhjetë e pesë vota, ndërsa nga demokratët Lorenc Hoxha ka marrë nëntë vota, raporton TopChannel.

Exit-poll i parë për zgjedhjet e 11-ta në Shqipëri që nga 1991, ka treguar fituese Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, duke siguruar një mandat të katërt të njëpasnjëshëm. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat