12 vitet krah Edi Ramës kryeministër, rrëfimi i Linda Ramës në forum

Shqipëria

12 vitet krah Edi Ramës kryeministër, rrëfimi i Linda Ramës në forum

Më: 17 maj 2025 Në ora: 13:54
Linda Rama

Linda Rama: Të jesh krah Edit këto 12 vite, ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar nga ana ime në një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm për vendin tim, Shqipërinë. Sa i takon profilit, e gjitha jeta ime është fokusuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit, për rrjedhojë shumë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe kam qenë avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut.

Në një moment të caktuar, përfundova të isha dikush që ishte aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave dhe i ndryshimit të jetëve të njerëzve.

Ishte sfidë për të dy ne. Kuptova pastaj, qysh në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që menjëherë pas kësaj, njerëzit të shohin vetëm si bashkëshorten e kryeministrit.

Në fillim, mendoja se do t’i shtoja një dimension tjetër profilit tim, por më pas kuptova që më duhej të ruaja identitetin tim personal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat