U kap me armë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Lushnje

Shqipëria

U kap me armë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Lushnje

Më: 28 maj 2025 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje. Mësohet se i riu posedonte armë dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit iu sekuestruan 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.

“Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh”, sqarohet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat