Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të urës së Dajlanit në Durrës.
Mësohet se një 48-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, është përplasur nga një kamion.
Gjithashtu i plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.