Murtaja, ferma në karantinë/ Shkodër, ndalohet lëvizja e bagëtive. Nuk ka raste në ferma të tjera

Shqipëria

Murtaja, ferma në karantinë/ Shkodër, ndalohet lëvizja e bagëtive. Nuk ka raste në ferma të tjera

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Këtë të enjte, bagëtitë e prekura nga murtaja do të asgjësohen, ndërsa do të ndalohet edhe lëvizja e kafshëve në territorin e Bashkisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe.

Këto janë masat që u ndërmorën nga autoritetet e shërbimit veterinar, pas konfirmimit të mërkurën se në vendin tonë është konfirmuar ky virus.

Ndonëse grupet e punës dolën në terren dhe nuk konstatuan raste në fermat e tjera, autoritetet iu bëjnë apel fermerëve që të lajmërojnë nëse dyshojnë se baggëtitë e tyre janë prekur nga kjo sëmundje.

Ferma në Postribë u karantinua më 3 qershor pas ngordhjes së bagëtive të imëta. Ndërkohë, aty u morën nga Shërbimit Veterinar në Shkodër, mostra gjaku nga bagëtitë për analizim në laboratorin veterinar në Tiranë dhe rezultatet konfirmuan rastin e parë të murtajës së bagëtive të imëta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat