Punonjësi i policisë bashkiake akuzohet për dhunë ndaj qytetarit, reagon Policia e Beratit

Shqipëria

Punonjësi i policisë bashkiake akuzohet për dhunë ndaj qytetarit, reagon Policia e Beratit

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shihet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur një qytetar, janë kryer hetimet e nevojshme dhe është nisur procedimi në gjendje të lirë për të dy personat e përfshirë.

Shtetasi A. T., 36 vjeç, dhe punonjësi i Policisë Bashkiake, Q. N., 54 vjeç, dyshohet se janë përfshirë në një përplasje fizike pas një mosmarrëveshjeje për një masë administrative. Të dy kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe tashmë përballen me procedura ligjore.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur me grushte, 1 qytetar, sqarojmë se u kryen hetimet e nevojshme në lidhje me rastin dhe në përfundim të tyre, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç dhe për punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin Q. N., 54 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e mosmarrëveshjes në lidhje me një masë administrative, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat