Lezha në terr! Digjet transformatori, qindra banorë mbeten pa energji

Shqipëria

Lezha në terr! Digjet transformatori, qindra banorë mbeten pa energji

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 22:11
Ilustrim

Qindra banorë në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shenkoll në Lezhë janë pa energji elektrike që prej mëngjesit të së shtunës.

Shkak është bërë djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes, duke shkaktuar këtë situatë.

Për këtë arsye do të reduktohet edhe furnizimi me ujë në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.

Raportohet se po punohet për zëvendësimin e transformatorit të djegur dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat