Tronditen pushuesit në Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Shqipëria

Tronditen pushuesit në Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 18:30
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka humbur jetën.

Përmes një reagimi zyrtar, blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, ku dyshohet se teksa po lahej është mbytur 66-vjeçarja me ininciale S.T.

Turistja rezulton të jetë nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe kishte zgjedhur bregdetarin shqiptar për të kaluar pushimet e verës. Por, fatkeqësisht ajo ka gjetur vdekjen pasditen e sotme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Njoftimi i plotë:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det, shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat