Trebinjë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike

Shqipëria

Trebinjë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 17:51
Trebinjë

Trebinjë- Një banesë është perfshirë nga flakët, pak minuta më parë, ne fshatin Trebinjë të Mokrës.

Sipas banorëve zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur menjehërë në të gjithe banesën, fatmiresisht familjarët kanë arritur të dalin menjëhërë nga banesa.

Nga banorët e zonës është njoftuar menjëhërë zjarrëfiksja e cila ndodhet rrugës për në fshatin Trebinjë, i cili ndodhet larg qytetit të Pogradecit.

Dyshohet pararpakisht se shkak i këtij zjarri ka qënë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat